Adam Sandler, aktori më i mbipaguar i Hollivudit

24/12/2014 00:00

Adam Sandler është aktori më i mbipaguar i Hollivudit. Sipas revistës ‘Forbes’, aktori i komedive fiton rreth 15 milionë $ për film, por filmat e tij grumbullojnë shumë pak në “box office” në krahasim me atë që kanë kushtuar për t’u realizuar.

Tre filmat e tij të fundit kanë kushtuar së bashku 229 milionë $ (përfshirë pagën e aktorit) dhe kanë grumbulluar në “box office” vetëm 149 milionë $.

Sipas llogarive të ‘Forbes’, për çdo dollar që paguhet, Sandler kthen vetëm 3.2 $.

Në vendin e dytë të aktorëve më të mbipaguar gjejmë Johnny Depp dhe kjo falë filmave të pasuksesshëm ‘The Lone Ranger’ dhe ‘Dark Shadows’. Në vend të tretë Ben Stiller.

Ja renditja e aktorëve më të mbipaguar të Hollivudit:

1.    Adam Sandler
2.    Johnny Depp
3.    Ben Stiller
4.    Ryan Reynolds
5.    Tom Hanks
6.    Will Ferrell
7.    Channing Tatum
8.    Denzel Washington
9.    Sandra Bullock
10.    Ben Affleck

Top Channel