Krishtlindja, Imzot Rrok Mirdita uron shqiptarët

24/12/2014 00:00

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, drejtuesit e Kishës Ortodokse, asaj Katolike si dhe Vëllazërisë Ungjillore shqiptare uruan besimtarët.

Në mesazhet e tyre, përfaqësuesit e komuniteteve fetare apeluan që të gjithë të kontribuojnë për bashkëjetesën dhe paqen.

Anastas Janullatos: Le të kremtojnë Krishtlindjen duke marrë frymëzim, besim dhe shpresë për kapërcimin e problemeve tona, personale e sociale. Gëzuar Krishtlindjen!

Imzot Rrok Mirdita: Shumë të dashur vëllezër e motra, secili nga ju e ka ndezur një qiri për t’ju mbushur me gëzim dhe për t’ju udhëhequr drejt takimit me Krishtin. Ai ndriçoftë sot e përgjithmonë jetën tuaj dhe të familjeve tuaja. Për shumë vjet Krishtlindjet dhe gëzuar Vitin e Ri 2015!

Ali Kurti, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore: Në emër të Vëllazërisë Ungjillore përshëndes të krishterët ungjillorë, gjithë të krishterët dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Gëzuar! Mesazhi i Krishtlindjes është një mesazh për Perëndinë, për Jezu Krishtin, për mirëkuptimin, faljen dhe shpresën. 

Top Channel