Avril Lavigne: Nuk jam në rehabilitim

24/12/2014 00:00

Avril Lavigne ka hedhur poshtë zërat se është shtruar në rehabilitim. Këngëtarja kanadeze shkroi në Twitter se janë të gjitha gënjeshtra dhe se nuk është e varur nga asgjë.

“Zërat e rehabilitimit janë qesharake! GËZUAR KRISHTLINDJEN TË GJITHËVE dhe natën e mirë”, shkroi Avril.

Në fillim të këtij muaji ajo bëri me dije se nuk është shfaqur në publik pasi ka disa probleme shëndetësore, por pa i specifikuar cilat ishin këto probleme.

Top Channel