Krishtlindja, Kryeministri Rama uron besimtarët e krishterë

25/12/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka uruan në “Facebook” të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjen.

“Gëzuar Krishtlindjet! Muri i Kryeministrisë është gati që nesër për të shkruar mesazhet e lënë fotot tuaja”, shkruajti Kryeministri.

Në një postim tjetër, ai i bëri thirrje edhe një herë të gjithë personave të cilët dëshirojnë të lënë mesazhet e tyre në murin e Kryeministrisë.

“Lini në mur mesazhin apo imazhin tuaj për të ndarë gëzimin e festave me kë dëshironi dhe përmes mesazhit për të derdhur një grimcë drite në shpirtin e kujt ka nevojë për solidaritetin tuaj! Gëzuar!”, mbyllet urimi i zotit Rama.

Top Channel