Që në orët e para të mëngjesit, besimtarët ortodoksë kanë mbushur Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për të festuar një prej ditëve më të shënuara në kalendarin kristian, Lindjen e Krishtit.

Mesha u drejtua nga Kryepeshkopi i Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, të cilën e ka mbajtur  pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në greqisht.

Besimtarët të cilët e konsiderojnë një ditë të rëndësishme  lindjen e Krishtit kanë ndezur qirinj dhe kanë uruar për një vit më të mbarë për të gjithë.

Krishtlindja është dhe dita që simbolizon lindjen e shpresës për njerëzimin, një shpresë që pritet të sjellë më shumë paqe e dashuri tek të gjithë. Pas meshës në Kishë, festa zhvendoset në shtëpi, ku dreka e Krishtlindjes në familje është simbolikë e kësaj feste për të mbledhur bashkë rreth tryezës njerëzit më të dashur në një ditë si kjo për besimin kristian.

Top Channel