Siri, të krishterët kërkojnë paqe

25/12/2014 00:00

Në Sirinë e gjunjëzuar nga konflikti i brendshem disavjeçar, besimtarët e
krishterë, lutjet e tyre natën e Krishtlindjes i kishte pothuajse të
gjithë të përqendruara në një kërkesë të vetme: paqe për vendin e
përfshirë nga lufta civile që prej 2011-ën.

Urimet e njerezve ne kryeqytetin Damask ishin per nje vit qe te sjelle paqe e stabilitet. Shpresat se gjerat do te shkojne me mire nuk jane shuar, sidomos tek te rinjte.

“Ndiej se ka nje drite ne fund te tunelit, se cdo gje do te kthehet si me pare. Do te ishte vertet e kendshme”, thotë një banor.

Shumica gezojne ne keto dite festash, por ka dhe nga ata qe e kane te veshtire te hyjne ne atmosferen festive per shkak te humbjes se njerezve te dashur.

“Kemi shume kohe qe nuk shijojme festa. Vetem i lutemi jezuesit, lutemi qe siria te kthehet ashtu sic ka qene, e ne kete vend te kete prape qetesi e siguri”, thotë një banor tjetër.

Katoliket e egjiptit, mbremjen e krishtlindjeve vemendjen e kishin perqendruar tek kremtimet ne katedraljen e Fatimas, ne Kajro. Komuniteti i vogel katolik ne kete vend i feston Kritlindjet ne kete kohe te vitit, ndersa pjesa me e madhe e egjiptjaneve i kremtojne ne 7 janar.

Kremtime pati edhe ne Bangladeshin me shumice muslimane, ku te krishteret pjesemarres ne ceremonine kishtare ne Dhaka, u luten per paqe dhe unitet.

Per familjaret e studenteve te zhdukur ne Meksike, keto Krishtlindje ishin nje rast per apel. Ata u mblodhen perpara pallatit presidencial me kerkesen t’iu kthehen te afermit e rrembyer nga policia, per te cilet dyshohet se mund te jene vrare.

Pavaresisht disa protestave te vogla e ndonje perplasjeje te demonstruesve pro-demokracise me policine, Hong-Kongu pati pergjithesisht nje nate te qete Krishtlindjesh. Mbremja e festes u shnderrua ne fatkeqesi per banoret ne Gretna te Luizjanes, ku nje person hapi zjarr ne nje qender tregtare  duke vrare nje nga bleresit.

I dyshuari eshte vene ne pranga, ndersa nuk ka asnje te dhene zyrtare mbi arsyet e aktit te tij ekstrem. mjaft turiste britanike kane zgjedhur te kalojne Krishtlindje te ngrohta e per kete i jane drejtuar plazhit te famshem Bondi ne Australi.

Ne fakt, dielli pervelues e surfi nuk i kane dhene shume shijen e kesaj feste te cilen me se shumti e kane kaluar ne te ftohte, por serish nuk ankohen e thone se eshte mire eshte keshtu.

Top Channel