Shkodër, atmosfera festive e Krishtlindjes

25/12/2014 00:00

Ashtu si çdo vit festa e Krishtlindjes është pritur me një atmosferë festive në qytetin e Shkodrës nga besimtarët katolikë.

Ceremonia ka nisur në orën 22:30 me meshën e mbajtur në katedralen e qytetit, ku me qindra besimtarë kanë marrë pjesë në ritin  e zakonshëm të shërbesës fetare që behët me rastin e Krishtlindjes.

Arqipeshku Angjelo Masafra ka uruar besimtarët katolik për festën.
 
Më pas ora 24 që simbolizon dhe momentin kur ka lindur Krishti është pritur me fishekzjarre nga njerëz të shumtë në  rrugët kryesore të qytetit duke krijuar një atmosferë të gezueshme në qytet.

Top Channel