SHBA: Nuk e rrëzoi ISIS avionin jordanez

25/12/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se nuk ishin militantët e ISIS-it ata që rrëzuan avionin jordanez në Siri një ditë më parë.

Avioni humbi ne afersi te Raqaa-se mengjesin e se merkures dhe piloti u kap nga xhihadistet, te cilet pretendojne se e goditen mjetin me nje rakete qe ndjek nxehtesine.

Megjithate, Washingtoni flet per prova qe deshmojne qartazi te kunderten. Permes nje deklarate te leshuar me kete rast, komanda qendrore amerikane i denoi ashper veprimet e ekstremisteve dhe konfirmoi se piloti ndodhet vertet ne duart e tyre.

Ajo nuk sqaron nga ana tjeter arsyet e rrezimit, por vetem kembengul se incidenti nuk eshte veper e mbeshtetesve te organizates terroriste.

‘Nuk do t’i tolerojme perpjekjet e ISIS-it per ta keqperdorur apo shfrytezuar ne interes te vet aksidentin fatkeq te avionit’, thuhet ne deklarate.

Jordania eshte nje prej kater shteteve arabe pjesetare te koalicionit nderkombetar, te cilat kane ndermarre nen drejtimin e Shteteve te Bashkuara nje fushate masive sulmesh ajrore mbi objektivat e shtetit islamik me Siri.

F-16 -ta e rrezuar te merkuren eshte i pari avion i humbur i koalicionit ne territorin e shtetit islamik qe prej fillimit te ofensives ajrore ne muajin shtator. Luftetaret e ISIS-it publikuan fotografi te pilotit te zene rob. Behet fjale per kapitenin e aviacionit Moaz Youssef al-Kasasbeh. Ushtria jordaneze deklaroi se i konsideron militantët përgjegjës për jetën dhe sigurinë e tij.

Top Channel