Ati i Shenjtë: Shumë lot këto Krishtlindje

25/12/2014 00:00

‘Ka vërtet shumë lot këto Krishtlindje përkrah lotëve të fëmijës Jezu.
Ka dhimbje të pafajshmish, dhimbje fëmijësh; abuzime, luftra’. Me këto
fjalë, Papa Francesk iu drejtua njerezve te mbledhur ne sheshin e Shen
Pjetrit ne Vatikan per mesazhin e tij te dyte te Krishtlindjeve, bekimin
tradicional “urbi et orbi”, drejtuar botes.

“Sot mendimi im shkon per te gjithe femijet e vrare e te keqtrajtuar. Per femijet e varrosur ne egoizmin e nje kulture qe nuk e do jeten. Te abuzuar e te shfrytezuar para syve tane dhe me heshtjen tone bashkepunetore. per femijet e masakruar nga bombardimet. Nje heshtje e pafajshme sot therret”, tha Ati i Shenjtë.

Paqja ne Lindjen e Mesme dhe dialogu ne konfikte duke nisur nga Ukraina e deri ne Nigeri ishin pjese e mesazhit te Atit te Shenjte. Me heret, mijera katolike e kremtuan naten e Krishtlindjeve ne katedralen e famshme te Shen Pjetrit ne Rome. Papa e perdori meshen e mesnates per t`i percjelle te gjithe besimtareve nje mesazh te qarte: nevojen per me shume dhembshuri. Kreu i 1,2 miliardë katolikëve në mbare globin kritikoi mungesën e humanitetit në botën e sotme.

“Te dashur vellezer e motra, ne kete nate te shenjte ne kujtojme skenen e lindjes se Krishtit: aty, njerez qe ecen ne erresire pane nje drite te madhe. Njerezit e thjeshte e papretendime, te hapur te pranojne dhuraten e Zotit, ishin ata qe e pane kete drite. Nje drite te cilen nuk e pane nga ana tjeter arrogantet, fodullet, ata qe ligjet i benin sipas kutit te vet, ata ishin mbyllur per te tjeret”, tha Papa. 

Fëmijë nga Italia, Koreja dhe Filipinet, vende që Papa argjentinas i ka vizituar apo do t’i vizitojë së shpejti shoqëruan kreun e Kishës Katolike gjatë hyrjes në katedrale dhe vendosën lule para një figure të Krishtit fëmijë. Perpara meshes, Ati i Shenjte i telefonoi disa refugjateve katolikë në një kamp në Irakun e Veriut.

Mijera vete jane strehuar ne kampin prane qytetit te Irbilit pasi moren arratine nga dhuna e ekstremisteve te shtetit islamik.

“Të dashur vëllezër unë jam me gjithë zemër, shumë pranë jush”, ka thënë Francesku. Papa 78-vjeçar shkaktoi me heret reagime te forta me kritikat drejtuar burokracisë dhe etjes për pushtet brenda Kurias. Ati i Shenjte renditi 15 sëmundje të kishës katolike, duke përmendur sidomos “sklerozën shpirtërore” dhe “deshiren për pushtet” të shumë shërbyesve të lartë të Kishës Katolike.

Plot pelegrine te krishtere nga e gjithe bota kremtuan nga ana tjeter meshen e Krishtlindjeve ne Betlehem. Ne predikimin e tij, patriarku latin Fouad Twal i kerkoi hebrenjve, myslimaneve e te krishtereve te “jetojne se bashku si te barabarte”. Duke iu referuar dhunes ne Gaza e Jeruzalem, ai tha se uron qe 2015-ta te jete me e mire se viti i veshtire qe po leme pas.

Me heret, besimtaret mbushen sheshin e Grazhdit per te pare procesionin e drejtuar nga patriarku Twal. Mesha e mesnates u mbajt siç e do tradita ne kishen e lindjes se Krishtit, e ngritur mbi vendin ku te krishteret besojne se Jezui erdhi ne jete.

Top Channel