Krishtlindje “hot” me Rita Orën dhe “ëngjëjt”

25/12/2014 00:00

Edhe yjet e botës së muzikës e modës po festojnë Krishtlindjen dhe nuk kanë vonuar të publikojnë në profilet e tyre në rrjetet sociale fotot, mes të cilave nuk mungojnë ato “hot”.

Kështu, Rita Ora vendosi të bëjë festën pak më pikante, duke postuar në instagram një foto vetëm me të brendshme dhe një kapuç të kuq Krishtlindjesh.

Këngëtarja 24-vjeçare e identifikon veten si “zonja Klaus”, versioni femëror i plakut të Krishtlindjeve, Santa Klaus. Gjithashtu, Rita ka postuar edhe një foto të pemës në shtëpinë e saj.

Ndërkohë, ëngjëlli i “Victoria’s Secret”, Adriana Lima tregoi shpirtin e saj “mistrec” me një kapuç Krishtlindjesh. Gjithashtu, modelja 33-vjeçare postoi edhe një foto të vajzave të saj me basketbollistin serb Marko Jariç, Valentina dhe Sienna, 5 dhe 2 vjeç.

Ndërkohë, me diçiturën “Duke pritur Krishtlindjen”, Kim Kardashian postoi një foto të vjetër ku ajo dhe motrat e saj janë në moshë fare të vogël, të veshura me blu.

Ëngjëlli tjetër i “Victoria’s Secret”, Alessandra Ambrosio postoi një foto ku pozonte e rrethuar nga Santat, si dhe një foto teksa puthej me partnerin e saj, Jamie Mazur.

Nuk mund të mungonte Sofia Vergara, e cila postoi një foto e veshur në të kuqe bashkë me familjen e saj dhe partnerin Joe Manganiello.

Top Channel