Rihanna, një teze shembullore

25/12/2014 00:00

Rihanna ka lënë përshtypjen e tezes më të mirë kur është fotografuar duke bërë pazar në një dyqan fëmijësh ditën e martë për mbesën e saj.

Këngëtarja 26-vjeçare hyri në dyqan njësoj si klientët e tjerë, por u shoqërua nga truprojat e saj kur doli prej andej, pasi u brohorit nga turma që ishte mbledhur posaçërisht për të.

Bukuroshja nga Barbadosi u shfaq duke mbajtur lodra dhe kostume fëmijësh, por edhe look-u i saj nuk kaloi pa rënë në sy, e veshur në të bardha dhe bojëqielli.

Ndërkohë, në Instagram ajo postoi edhe një pemë Krishtlindjesh të rrethuar nga disa dhurata.

Top Channel