Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti paralajmëroi se Maqedonia mund të përfshihet në një krizë të ngjashme me atë në Ukrainë, nëse zvarritet procesi për anëtarësimin e saj në NATO.

“Anëtarësimi në NATO “Anëtarësimi në NATO jo vetëm që prodhon marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe ndërfqinjësore në tërë rajonin e Ballkanit perëndimor. Sepse nuk është larg Ukraina, që në çdo kohë duhet ta kujtojmë se ç’ngjarje dhe ç’zhvillime po ndodhin atje, të pakëndshme dhe të papëlqyeshme për askënd. Deri më tani rreth 5 mijë njerëz janë vrarë”, deklaroi Ahmeti.

Në fjalimin e tij me rastin e fundvitit Ahmeti e pranoi se me partnerin maqedonas të koalicionit qeveritar kanë dallime rreth shumë çështjeve. Ai komentoi edhe propozimin e qeverisë për stemën e re të Maqedonisë, që u kundërshtuar nga shqiptarët.

“Ne mendojmë që komuniteti shqiptar jo vetëm që duhet të jetë i përfillshëm, por edhe dakord, sepse bëhet fjalë për simbolin që na përfaqëson të gjithëve”, theksoi Ahmeti.

Duke folur për bojkotin e opozitës maqedonase, lideri i partisë shqiptare në qeverinë e Shkupit ftoi deputetët e LSDM-së të ndjekin shembullin e opozitën shqiptare në Tiranë dhe të kthehen në Kuvend.

Top Channel