Miliona dollarë në rrugët e Hong Kongut

26/12/2014 00:00

Duket se njerëzit në Hong Kong e kanë festuar Krishtlindjen në mënyrën më të mirë, pasi miliona euro ‘mbuluan’ një nga rrugët e qytetit.

Nga një kamion i ngarkuar me mbi 3.5 milionë euro, i cili u zbraz thuajse i gjithi kur nisën të binin shuma të mëdha nga dyert e pasme të tij.

Sipas policisë, shkak u bë një aksident që kamioni pësoi. Njerëzit nisën të mbledhin monedhat me prerje prej 500 dollarë të Hong Kongut.

Ndërkohë policia ka bërë thirrje që njerëzit të kthejnë paratë, ose në të kundërt  do të përballen me akuza.

Top Channel