Jennifer Lopez fitoi 1.75 milionë dollarë vetëm për një shfaqje private

26/12/2014 00:00

Jennifer Lopez listohet si një nga këngëtaret e paguara më mirë dhe e vendosur që të bëjë karrierë dhe para sa më shumë që të mundet.

Sipas një burimi të revistës “Life&Style” këngëtarja ka fituar plot 1,75 milionë dollarë në muajin nëntor vetëm në 40 minuta koncert privat në Macau, një ish-koloni portugeze pranë Hong Kongut.

“Ajo kishte një marrëveshje për të dhënë një shfaqje rreth 40 minuta për një familje të manjatëve të kazinove”, ka thënë burimi për “Life&Style”. Revista shkruan se janë paguar me qindra mijëra dollarë vetëm për shpenzimet e udhëtimit. Ajo është ulur në Macao, vazhdon burimi, dhe ekipi i saj kërkoi më shumë se 20 dhoma në një hotel me 5 yje për tre net.

Ndërsa më pas ajo ishte kthyer në SHBA për të festuar “Ditën e Falenderimeve”.

Top Channel