Xbox dhe PlayStation sulmohen nga hakerat

26/12/2014 00:00

Shërbimet online të Xbox dhe PlayStation janë përfshirë nga probleme teknike, mes pretendimit të një grupi hakerash se kanë pezulluar shërbimet e tyre.

Microsoft dhe Sony, dy kompanitë e lojrave elektronike kanë thënë se ata janë të vetëdijshëm për problemet në shërbimet e tyre online. Një grup i quajtur “Lizard Squad” pretendon se ka shkaktuar problemet.

Microsoft dhe Sony nuk kanë komentuar këto pretendime, por kanë thënë se janë duke punuar për të rregulluar problemet e hasura.

Në llogaritë e tyre në “Twitter” Xbox dhe PlayStation i kanë kërkuar ndjesë përdoruesve dhe kanë bërë të ditur se janë duke punuar për rregullimin e problemeve.

Top Channel