Mallakastër, protestë kundër kompanisë naftë-nxjerrëse

26/12/2014 00:00

Dhjetra banorë të fshatit Drenovë në rrethin e Mallakastrës dolën në protestë kundër një kompania të nxjerrjes së naftës, e cila sipas tyre po u dëmton të mbjellat.

Banorët thonë se kompania po dëmton tokën dhe sidomos drurët frutorë që janë aktiviteti dhe burimi kryesor i të ardhurave për ta.

Ata shprehen se pemët janë prishur prej ndotjes së tokës dhe kërkojnë nga kompania dëmshpërblim për këtë.

Një tjetër kërkesë e tyre është edhe punësimi. Protestuesit kërkojnë që kompania të marrë në punë banorët e fshatit, që sipas tyre nuk ka ndodhur deri më tani.

Organizatorët e protestës i dhanë kohë kompanisë deri më datë 15 janar në plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën.

Top Channel