Elbasan, falsifikonin dokumentacionet, dy në pranga

26/12/2014 00:00

Dy persona përfunduan në prangat e Policisë së Elbasanit nën akuzën e falsifikimit të dokumentacioneve zyrtare.

Të arrestuarit janë Gëzim Dervishi dhe Jorgo Kaso, banues në qytetin e Korçës.

Ata u prangoësn në përfundim të operacionit ‘Pasaporta’ dhe si provë materiale është sekuestruar një pasaportë shqiptare më vulë false, vula e stampa të falsifikuara si dhe tetë aparate telefonikë celularë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur nëse dy të arrestuarit janë pjesë e ndonjë rrjeti më të gjërë falsifikatorësh, apo vepronin të izoluar.

Top Channel