10 vjet nga tsunami që shkatërroi Azinë

26/12/2014 00:00

Në Indonezi, vendi më i prekur nga tsunami i shkatërrues i vitit 2004,
që shkaktoi mbi 200 mijë viktima, kanë nisur ceremonitë përkujtimore me
rastin e 10-vjetorit të tragjedisë.

Qendra e ceremonive është provinca e Acehut, më e prekura nga dallgët shkatërrimtare, ku zv.Presidenti vendosi kurora me lule dhe mbajti një fjalim në varrin masiv të Sironit.

Ceremonitë nisën me grumbullimin e mijëra personave në sheshin bara Xhamisë së Madhe të provincës Aceh. Struktura e ndërtuar në shekullin e 19 ishte e vetmja ndërtesë që përballoi fuqinë e tsunamit.

Në fjalën e tij, imami i kësaj xhamie tha se tragjedia i dha një leksion banorëve të zonës. para tsunamit forcat qeveritare dhe ato rebele ishin përfshirë në një konflikt të armatosur që zgjaste prej 3 dekadash. Pas tragjedisë, nisën bisedimet e paqes dhe në 2005-ën u nënshkrua një marrëveshje mes palëve.

Ndërkohë, ceremoni përkujtimore për viktimat e katastrofës më të rëndë natyrore të kohëve moderne u zhvilluan edhe në Filipine, Tajlandë, Sri Lanka dhe Indi.

Top Channel