Nishani “sfidon” ligjin e ri për emërimet në Gjykatën e Lartë

26/12/2014 00:00

Ndryshimet në ligjin organik për emerimet në Gjykatën e Lartë, miratuar
seancën e parafundit parlamentare duket se nuk kanë zgjidhur asgjë në
konfliktin mazhorancë – presidencë për këtë çështje.

Ndersa pritej shprehja e kreut te shtetit permes dekretit per keto ndryshime ligjore, ai ben hapin e kundert. I eshte drejtuar kryetareve te 5 grupeve parlamentare per konsultime mbi kriteret per perzgjedhjen e dy anetareve te rinj te gjykates, duke bazuar kerkesen ne ligjin e vitit 2000.

“Bazuar në listën e konkurrentëve, kërkoj bashkëpunimin tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë”, thuhet në letër.

Pavaresisht se presidenti flet per percaktim kriteresh permes konsultave te kryetareve te grupeve, ai e ka shoqeruar kete kerkese me nje liste emrash qe sipas tij plotesojne kriteret ligjore.

Presidenti iu le afat grupeve parlamentare per dhenie mendimi deri ne daten 5 janar. Letra e Bujar Nishanit, nenkupton qarte se nuk eshte dakort me ndryshimet ligjore per emerimet ne Gjykaten e Larte, duke paralajmeruar mos dekretimin e tyre.

Sikunder pritet nje pergjigje me nje permbajtje te ndryshme nga ajo qe kerkon presidenti, prej kryetareve te grupeve te mazhorances, e cila i ka rrezuar presidentit ne Kuvend 5 dekrete per vendet vakante ne kete Gjykate.

Si zgjidhje te ketij ngerci mazhoranca pa ndryshimet ligjore, qe parashikojne ngritjen e nje Keshilli Konsultativ prane Presidentit, me perberje te krereve te institucioneve te drejtesise, strukture qe ne bindjen e mazhorances do ndikoje ne dy elemente: Do te ule ndikimin subjektiv dhe politik te presidentit ne procesin e dekretimit te kandidateve per anetare te Gjykates se Larte dhe do te rriten emerimet me kriteret me larta.

Por levizja e rradhes se Bujar Nishanit, i shkon perkunder besimit te mazhorances se ndryshimi i ligjit ishte zgjidhje e ngerçit, duke e rikthyer serish ne qender te marredhieneve te tij me mazhorancen, konfliktin per kete çeshtje.

Top Channel