Vritet një tjetër udhëheqës i ISIS në Mosul

26/12/2014 00:00

Forcat amerikane dhe aleatët e tyre organizuan 31 sulme ajrore mbi territoret e kalifatit të Shtetit Islamik.

Sulmet u përqëndruan në zonat kyçe të kontrolluara nga militantët, si taktikë për të shkaktuar dëme që ata të tërhiqen. Ndërkohë, nga këto sulme autoritetet irakiane deklaruan se ka mbetur i vrarë udhëheqësi i ISIS-it në Mosul të Irakut, i njohur edhe si ish-zyrtar me post të lartë në kohën e regjimit të Sadam Huseinit.

Me identitetin e njohur si Saled Hamid, ai kthehet në kreun e dytë të kalifatit, që humb jetën brenda muajit nga sulmet ajrore ndërkombëtare.

Por, duket se militantët e ISIS nuk tolerojnë në luftimet tokësore. Në Sinjar, fshatin e Kurdistanit, xhihadistët vranë rreth 10 policë kurdë. Më herët në ditën e Krishtlindjes, qindra të tjerë u plagosën në sulme me bomba, ku rreth 40 civilë, përfshirë shtatë fëmijë, u vranë.

Kjo situatë është raportuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, në Londër. Me gjithë përpjekjet e aleatëve përmes sulmeve ajrore dhe tokësore, si dhe me ndihmën irakiane dhe kurde, ISIS vazhdon të mbajë nën kontroll qytetin e Mosulit, i cili është qyteti i dytë më i madh i Irakut.

Top Channel