Analiza e Bashkisë, Basha: Ulëm taksat, premtimet tona i bëmë realitet

26/12/2014 00:00

Gjatë analizës të Bashkisë së Tiranës, kryetari Lulzim Basha
nuk ka mundur të flasë dot në vazhdimësi të paktën për gjysmë ore, pasi
një incident i vogël ndodhi në sallën e Universitetit të Arteve në
Tiranë ku po zhvillohej diskutimi.
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka bërë një analizë të punëve të kryera
nga Bashkia e Tiranës gjatë tre viteve nën drejtimin e tij.

Nje nder arritjet kryesore sipas tij eshte hartimi i Planit Rregullues Urbanistik, që sipas tij i kishte munguar Tiranes per 23 vite vite me radhe.

“Makutëria, grykësia e klientelës abuziviste në koncert me drejtimin e kaluar të Bashkisë janë shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje. Plani urbanistik i Tiranës, transparenca e tij, parimet europiane për cdo metër katror që do të ndërtosh, do të dorëzosh një metër katror të pronës tënde qytetarëve të Tiranës, janë rruga që kemi zgjedhur për të ecur përpara. Mesa duket, jo çdokush është dakort me këtë, sepse në mënyrë abuzive dhe antiligjore, Qeveria ka bllokuar prej afro 4 muajsh, me një vendim antikushtetues ekzekutimin e mëtejshëm të planit urbanistik të Tiranës”, tha kryetari Basha.

Kryebashkiaku ka folur per transportin publik per 6 linja te reja per sigurine ne shkolla ndertimin e rrugeve te reha dhe rikonstruksionin e disa te tjerave, dhënien e 130 hipotekave te objekteve te banimit, krijimin e qendrës së kontrollit të trafikut te kryeqytetit e te tjera.
 
Por si projekte te medha, të cilat ishin ne plan te realizoheshin nga Bashkia e Tiranes, qe sipas tij do te ndikonin ne rritjen e cilesise se jetes se qytetareve jane projekti i tramit, zgjatimi i bulevardit “Deshmoret e Kombit”, terminali multimodal e te tjera te bllokuara nga qeveria Rama.

Basha ka permendur edhe bllokimin e kredive te zbutura per te pastrehet, nderkohe qe per banesat socaile te cilat kane perfunduar se ndertuarai para kater vitesh kryebashkiaku tha se jane rishikuar dosjet e aplikanteve dhe ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak do te merret vendimi per shperndarjen e tyre.

 

Top Channel