Dhurata në vend të gjobave, Policia këshilla dhe urime drejtuesve të mjeteve për festat

26/12/2014 00:00

Nuk e kemi parë më herët, por këto ditë janë të shumtë qytetarët që e
kanë përjetuar nje sjellje ndryshe te policeve te qarkullimit. Shume
prej tyre jane ndaluar kur kane thyer rregullat e qarkullimit dhe kane
përjetuar një eksperiencë tjetër.

Siç duket edhe nga një video amatore, policia këtë fundvit ka zgjedhur të kontrollojë drejtuesit e mjeteve duke iu dhënë në fund përvec këshillave edhe dhurata për festat.

Nga ata që janë bërë dëshmitarë, mësohet se dhuratat kanë qenë kryesisht lodra për fëmijët. Ndërkohë që kontrollohen dokumentat dhe madje një punonjës policie nxjerr një fëmijë nga sedilja e parë dhe e ul në sediljen e pasme të mjetit aty ku duhet të ulet sipas rregullores së qarkullimit, në fund shoferi nuk merr një gjobë për këtë shkelje, por … një dhuratë.

Burime nga policia thone zyrtarisht se kjo po ndodh per shkak te nje nisme te nisur prej nje jave nga ana e Policise se Shtetit. Nderkohe qe edhe ne pikat e kalimit kufitar çdo person qe hyn ne Shqiperi merr urimin per festat nga punonjesit e rendit se bashku me nje kartoline.

Por kjo sjellje ndryshe, urime dhe dhurata qe po ndodh per kete te pare, sipas Policise nuk eshte arsye qe qytetaret te shkelin rregullat e qarkullimit.

Top Channel