Njihuni me femrën më elastike në botë

26/12/2014 00:00

I pëlqen gjimnastika dhe që prej moshës katërvjeçare nuk ka hequr dorë prej saj e falë punës dhe vullnetit sot konsiderohet si femra më elastike në botë.

Njihuni me 28-vjeçaren Julia Guenthel, ose e njohur ndryshe si Zlata. Vajza me origjinë ruse është në gjendje të “lidhë” veten në forma nga më të çuditshmet që e kanë bërë të thyejë disa rekorde në këtë fushë.

Së fundmi, Zlata është bërë pjesë e një kalendari për 2015 ku tregon bukurinë dhe elasticitetin e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel