Jahjaga: Bashkë kundër terrorizmit

26/12/2014 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të premten është takuar me
Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe krerët e mekanizmave të
sigurisë, drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin dhe drejtorin
e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj për të
vlerësuar gjendjen e sigurisë në vend pas arrestimit të një të dyshuari
me sasi të mëdha eksplozivi në kryeqytet.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe punën e mirë në pengimin e këtij veprimi terrorist dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kërkova nga mekanizmat e sigurisë që të ngrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe apeloj te qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit që po e hetojnë këtë incident”, thuhet ne deklaraten e Presidentes.

Ajo u drejton nje thirtje shteteve fqinje se duke marrë parasysh natyrën komplekse dhe serioze të këtij komploti të dyshuar terrorist u bëj thirrje shteteve të rajonit të bashkëpunojnë në zbardhjen e rrethanave dhe të ndihmojnë në sjelljen e aktorëve të përfshirë në këtë akt terrorist para drejtësisë.

Top Channel