Pas 10 vitesh dy familje në Kosovë falin gjakun. Familja Lami nga Kaçaniku i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Fana e cila ka pranuar të falë gjakun e të birit.

Burrat e dy familjeve, por edhe shumë pjesëmarrës të tjerë u mblodhën në shkollën e fshatit Sllatinë e Ulët. Ky akt i vlerësuar si shumë i rëndësishëm dhe shembull për raste tjera, u ndërmjetësua nga imami i fshatit Duraj të Kaçanikut, Fidaim Fazliu, i cili vetëm brenda këtij viti ndërmjetësoi 9 raste të ngjashme.

Gjejnë njëri-tjetrin pas 70 vitesh falë Facebook dhe martohen. Ai është 89 vjeç, ajo 86. Kanë qenë të fejuar para Luftës së Dytë Botërore, e më pas për shkak të trazirave jeta i ndau. 7 dekada më vonë kanë rigjetur njëri-tjetrin në Facebook. Dashuria e madhe nuk ishte shuar megjithë moshën e shkuar. Më në fund kanë arritur të kurorzojnë në martesë dashurinë e tyre.

Petro Nini Luarasi e njohur si shkolla ku ka kanë mësuar shumë VIP-a festoi 55-vjetorin. Ish-mësues dhe ish-nxënës u mblodhën së bashku për të kujtuar ditët  e bukura të gjimnazit. Një spektakël i organizuar me detaje për të festuar në mënyrë gazmore.

 “Me natyrën e saj me një pafundësi nuancash të të gjelbrës, bregdetin e bukur, trashëgiminë kulturore dhe kuzhinën me shumë shije, për të mos përmendur mundësitë ekonomike. Shqipëria është një vend i vogël plot histori në Adriatik. Për një udhëtim relaksues, por edhe energjik, a do të dëshironit të shkonit në Shqipëri”? Kështu shkruan revista turke ”Skyline” për natyrën e vendit tonë.

Një mundësi e bukur për të gjithë të huajt për t’u prezantuar me Shqipërinë turistike, në këtë artikull që revista turke Skyline, në numrin e dhjetorit, ka realizuar për Shqipërinë si një destinacion shumë interesant për t’u vizituar nga pushuesit nga e gjithë bota.

Top Channel