Argjentinë, përplasje me ultrasve të Lanusit, 1 viktimë

26/12/2014 00:00

Një tifoz ultras i Lanusit, ekipit të kategorisë së parë të kampionatit argjentinas, është vrarë gjatë së premtes gjatë trazirave të shkaktuara mes grupeve të organizuara të vetë klubit, në periferi të Buenos Airesit.

Lajmin e ka bërë të ditur policia kryeqytetase, kur njofton se bëhet fjalë për viktimën e 16 mes tifozerive të futbollit në Argjentinë gjatë këtij viti. 3 persona janë arrestuar pas të shtënave, deklaruan organet e rendit.

Dhuna mes grupeve të tifozëve të të njëjtit klub po merr gjithnjë e më shumë hov në Argjentinë, madje edhe në majin e këtij viti që po lëmë pas pati një tjetër viktimë pas përplasjeve të ultrasve të po të njëjtit klub, Lanusit.

“Barrabravas”, kështu njihen ultrasit e Lanusit, kanë kontrollin e shitjes së biletave dhe zonat e parkimit përreth stadiumit. Sipas organizatës “Save”, dhuna mes grupimeve ultras ka shkaktuar plot 24 viktima mes vitit 2012 dhe 2013, ndërsa në total janë regjistruar 198 viktima në 40 vitet e fundit.

Top Channel