Reagon Basha: Rritja prej 25% për 75 përqind të shqiptarëve është një krim

26/12/2014 00:00

“Rritja prej 25% e çmimit të energjisë për 75 përqind të shqiptarëve është një krim”, kështu e nis komentin e tij në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha.

Sipas tij, “po goditen më të pamundurit, ata që nuk kanë asnjë mundësi ta përballojnë këtë rritje çmimi në kohë krize. I godet me këtë rritje çmimi pikërisht ai, që u premtoi para një viti uljen e çmimit të energjisë, ai që ka 6 muaj që thotë: Çmimi nuk do të rritet, gënjen opozita”, shkruan Basha.

“Laku u ka ardhur në fyt shqiptarëve. Rripi është shtrënguar aq shumë, sa po këputet. Rritja e çmimit të energjisë do ta thellojë krizën ekonomike, do t’i zhysë edhe më thellë shqiptarët në varfëri dhe papunësi”, thekson Basha.

Top Channel