Mal i Zi, aksidentohet autobusi me shqiptarë, 1 e vdekur, 30 të plagosur 

26/12/2014 00:00

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 të pasdites së të premtes në Mal të Zi, në aksin rrugor Tivar-Ulqin, ku një autobus me 57 udhëtarë, të gjithë shqiptarë, është rrëzuar në një greminë, në vendin e quajtur Fusha e Mërkotit, teksa kthehej nga Dubrovniku për në Shqipëri.

Korrespondenti i Top Channel, Ardi Hoti, i cili ndodhet në spitalin e Tivarit, ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se viktima është shtetasja Orina Kuca 30 vjeçe nga Tropoja.

Top Channel ka zbardhur edhe emrat e personave të plagosur, të cilët janë:
Remzi Nurka,
Jarina Radovani,
Jonida Deda
Arber Talelli
Jani Qendro
Ermal Dhembo
Kaca Nurja
Sheri Reka
Edona Mulla
Eranda Mehjo
Dorian Canaj
Ndue Camaj
Ariela Qendro
Kristofor Hormoviti
Sibela Fetaj
Klevik Peskani
Irena Nurka
Nisad Didrek
Kriselda Veis
Marika Hormoviti
Luljeta Camaj
Klaudia Ndreu
Iman Kaca
Leonora Ndreu
Neshat Ndreu
Edon Kuca
Elisa Kuca
Enajda Kuca
Dorontina Kuca

Fatmirësisht personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tivarit.  Ndërsa njëra prej të plagosurve, një grua rreth 50 vjeçe është dërguar në spitalin e Podgoricës.

Autobusi me targa shqiptare AA 581 JX, i drejtuar nga Shkëlqim Cali, po kthehej nga Dubrovniku i Kroacisë, pas një udhëtimi turistik, e përgjatë aksit Tivar – Ulqin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.

Një prej dëshmitarëve është shprehur se autobusi ka devijuar pasi një automjet po vinte me shpejtësi drejt tij. Ndërsa bëhet e ditur se rruga ku ka ndodhur aksidenti është me kthesa të shumta, malore dhe pa bankina mbrojtëse. Në momentin kur ndodhi aksidenti raportohet se temperaturat kanë qenë shumë të ulta dhe moti me shi.

Ndërkaq, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë ngjarje, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja u nis menjëherë në drejtim të Malit të Zi. Në një lidhje telefonike në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” nga spitali i Tivarit, ai siguroi se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Ministria e Jashtme është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ambasadorin e Shqipërisë në Podgoricë dhe autoritetet malazeze.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel