Përcaktohen 4 finalistët e “The Voice of Albania”

26/12/2014 00:00

Në një natë të jashtëzakonshme gjysmëfinaleje, “The Voice of Albania” ka mësuar 4 finalistët e sezonin të katërt.

Për Albinën, Aslaidon, ‎Semin dhe ‎Olsën ëndrra për të fituar “The Voice” vazhdon, ndërsa ka përfunduar në gjysmëfinale për Frenklin, Megin, ‎Majlindën, Gentin, të cilët kanë qenë më pak të votuar nga publiku.

Mbrëmja e kësaj të premteje në “The Voice of Albania” ishte e mbushur me surpriza, ku një ndër to ishte edhe një kolazh i mrekullueshëm nga ABBA i kënduar nga tre prej këngëtareve më të mira në vendin tonë, Jonida Maliqi, Eneda Tarifa dhe Eranda Libohova.

Kjo gjysmëfinale ishte e ndryshme nga ato të viteve më parë, pasi publiku vendosi për përballjen e skuadrave dhe ishte e mundur që një nga trajnerët mund të shkonte në finale me dy konkurrentë dhe një tjetër mund të përfundonte pa asnjë konkurrent, por nuk ndodhi kështu. Tashmë secili trajner shkon në mbrëmjen e madhe finale të “The Voice of Albania 4” i përfaqësuar nga një konkurrent.

Top Channel