Ludacris njoftoi të premten fejesën me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Eudoxie Mbouguiengue. Këngëtari 37-vjeçar postoi në Instagram një kolazh fotosh të reagimit të partneres së tij menjëherë pas propozimit.

“Ajo nuk tha po. Ajo tha patjetër që po”, shkroi Ludacris, i cili sqaroi se propozimin e bëri në avion.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Christopher Bridges, ka dy vajza: Karma Bridges dhe Cai Bella Bridges. Të dyja janë fryt i marrëdhënieve të tij të mëparshme.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel