Zbardhet Korça, dëbora arrin deri në 20 cm

27/12/2014 00:00

Korça është përfshirë mëngjesin e së shtunës nga reshjet e dëborës të cilat kanë arritur deri në 20 cm.

Përveç zonave turistike të Dardhës e Vokopojës, të cilat shënojnë edhe trashësinë maksimale të borës, reshje ka pasur edhe në akset nacionale e në qytet si pasojë e të cilave është kërkuar më tepër kujdes në drejtimin e automjeteve, por edhe për qytetarët.

Sipas të dhënave, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë trashësia e reshjeve të borës ka arritur deri në 10 cm, por nuk ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. E njëjta siuatë është regjistruar edhe në akset e tjera Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, ndërkohë që nga ana e policisë janë bërë apele të vazhdueshme për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këto segmente.

Ndërkohë që të gjitha akset kanë qenë të hapura dhe kalimi në to bëhej pa zinxhirë, në Dardhë dhe në Qafën e Qarrit duhet treguar kujdes për shkak të pjesëve ku ka akull, pasi atje është regjistruar edhe trashësia maksimale e reshjeve të borës.

Top Channel