Nishani shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës

27/12/2014 00:00

Pas aksidentit të mbrëmshëm të autobusit me qytetarë shqiptarë në
territorin e Malit të Zi, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka
dërguar këshilltarin e tij, Flamur Gashi në spitalin e Tivarit për t’u
interesuar për situatën pranë të aksidentuarve.

Presidenti i Republikës pati një bisedë në telefon me disa prej të lënduarve dhe u njoh me gjendjen e tyre.

Presidenti shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për viktimën e këtij aksidenti, i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve si dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për autoritetet vendore dhe spitalore të Tivarit dhe Podgoricës për gadishmërinë dhe shërbimet e ofruara për qytetarët shqiptarë.

Presidenti vlerëson njëkohësisht interesimin dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe pret kthimin e shpejtë pranë familjeve të qytetarëve të këtij aksidenti.

Top Channel