Samantha Archer është një grua e varur jo nga alkooli, as nga droga, por nga keçapi dhe që kur mbushi 5 vjeç konsumonte 2 shishe në javë ose një total prej 36 litrash në vit.

30-vjeçarja londineze ha çdo gjë të shoqëruar me keçap: bukën, djathin apo vezët.

“Në çdo vakt mbaj keçapin në tavolinë. Më thonë që nuk e shijoj ushqimin siç duhet për shkak të tij, por unë e shijoj dhe keçapi i bën më të mira ushqimet”, thotë Samantha.

Ajo shton se ka raste që pi një lugë keçap edhe kur nuk është duke ngrënë.

Top Channel