Fier, kryebashkiaku mohon akuzat

27/12/2014 00:00

Kreu i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo ka mohuar sot akuzat e ngritura
ndaj tij për shpërdorim detyre lidhur me ndarjen e banesave sociale duke
i cilësuar ato si lojë të mirëfilltë politike që ka si synim njollosjen
e rikandidimit të tij si kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Akuzat ndaj Zeqos dhe gjashtë zyrtarëve të tjerë të bashkisë u zyrtarizuan nga Prokuroria e Fierit. Ata akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës si dhe falsifikimit të dokumenteve në rastin e aplikimeve për lehtësira në strehim, për të përfituar nga kuotat përkatëse të Bashkisë.

Top Channel