Formacioni i vitit i ‘L’Equipe’, dominon Gjermania dhe Reali

27/12/2014 00:00

“Është një 11-she e bardhë, si fanela e Gjermanisë dhe e Real Madrid”, shkruan ‘L’Equipe’ në prezantimin e formacionit më të mirë të vitit 2014. Botërori i fituar nga Gjermania dhe Champions League nga Real kanë ndikuar qartë në përzgjedhjen e lojtarëve.

Në ekipin ideal të vitit ka 4 futbollistë gjermanë (Neuer, Lahm, Hummels dhe Kroos) dhe 4 të Realit fitues në Lisbonë (Cristiano, Ramos, Di Maria dhe Xabi Alonso). Njëmbëdhjetëshen e plotësojnë David Alaba, Neymar dhe Messi.

Duke i ndarë me shtetësi, Gjermania ka 4 futbollistë në këtë formacion, Spanja dhe Argjentina nga 2, ndërkohë që nga një futbollist kanë Portugalia, Austria dhe Brazili.

Formacioni ideal i vitit 2014 sipas ‘L’Equipe’:

Neuer (Bayern); Lahm (Bayern), Sergio Ramos (Real Madrid), Hummels (Borussia Dortmund), Alaba (Bayern); Toni Kroos (Real Madrid), Ángel di Maria (Manchester United), Xabi Alonso (Bayern); Messi (Barcelona) Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Neymar (Barcelona).

Top Channel