Tragjedia në Sindej, disa të plagosur me plumba që dyshohet se janë të policisë

27/12/2014 00:00

Tre të lënduara të tragjedisë së Sidneit përfunduan në spital, njëra me plagë në shpatull, të tjerat në duar e këmbë.

Por a dolen plumbat qe moren ato nga arma e agresorit? Nje hetim pritet te zbardhe rrethanat e ketyre lendimeve, te cilat, me shume gjase, mund te jene shkaktuar nga vete plumbat e policise qe kane bere rikoshete ne muret e kafenese Lindt.

Media te ndryshme raportojne se pas rrethimit ne ‘Martin Place’, pengjet u derguan ne spital e forcat policore iu kane kerkuar te mos tregojne se cfare ndodhi brenda kafenese per shkak te ‘hetimit teper delikat’ te ceshtjes.

Tre persona vdiqen ne episodin e 15 dhjetorit, perfshire dhe vete agresorin e armatosur, Haron Monis. Gjate pengmarrjes, policet e pajisur me arma automatike, e rrethuan te gjithe vendin dhe drejtuesit e larte te saj thone se ishin te pergatitur per ta trajtuar sa me qete situaten me shpresen se çdo gje do te zgjidhej nepermjet negociatave.

Por 17 me vone, brenda Lindt-it pati te shtena çka shtyu efektivet e armatosur rende te mesynin godinen duke leshuar bomba tymuese. Por ndersa thuhet se vetem njeri nga pjesetaret e skuadres se policeve me shume trajnime ishte caktuar te shenjestronte pengmarresin, te shtena pati shume. Hetimi i tanishem do te perpiqet te sqaroje sesa plumb ate agjenteve u qelluan dhe sa qarkulluan duke u perplasur ne muret e kafanese. Do te verifikohet arma qe Monis nxorri nga çanta dhe aftesia e tij per ta mbushur e rimbushur me shpejtesi, e po keshtu po kontrollohet nese ka pasur edhe arme tjeter.

Nga hetimi paraprak rezulton se njeri prej viktimave te tragjedise, menaxheri 34-vjeçar Tori Johnson u qellua per vdekje ne koke kur pengjet e tjere tentuan te rrezonin deren e kafenese. Raporte te tjera tregojne se ai vdiq ndersa perpiqej t’i merrte armen Monisit. Nga verifikimet e policise rezulton se pengmarresi i kishte rene qark sheshit martin perpara se te hynte ne kafene dhe ketu nuk i kish kercenuar menjehere stafin dhe klientet e barit, por kishte qendruar i ulur ne tavoline per rreth nje ore.

Top Channel