“Gazzetta”: Tevez, lojtari më i mirë i Serisë A për vitin 2014

27/12/2014 00:00

Carlos Tevez është shpallur lojtari më i mirë i futbollit italian për vitin 2014 nga gazeta sportive ‘La Gazzetta dello Sport’.

Sulmuesi argjentinas shënoi 19 gola në 34 ndeshje për të ndihmuar Juventusin në fitoren e titullit kampion numër 30.

Gazeta publikoi edhe formacionin më të mirë të vitit 2014 dhe në të dominojnë lojtarët e skuadrës bardhezi.

Ja formacioni:

Buffon (Juventus); Maicon (Roma), Rugani (Empoli), Benatia (AS Roma, tani luan për Bayern Munchen), Chiellini (Juventus); Pogba (Juventus), Marchisio (Juventus), Nainggolan (Roma); Dybala (Palermo), Tévez (Juventus), Inmobile (Torino, tani luan për Borussia Dortmund).

Top Channel