Rusët festojnë në shtëpi

27/12/2014 00:00

Rubla e dobësuar po kthehet në ndihmë për ekonominë ruse këto ditë
festash. Shumë ruse, që Krishtlindjet e Vitin e Ri i kalonin jashtë
kufijve, tani kanë vendosur të qendrojnë në shtëpi.

Për te paren here thote per BBC-ne nje vajzë nga Moska, Nina, viti i ri do te me gjeje ketu. Gjithe jeten, festat e fundvitit i kam kaluar ne France ose Gjermani, sepse kemi te aferm atje. Por tani, biletat e avionit jane shtrenjtuar shume, shton e reja qe punon si menaxhere per nje kompanie perendimore pijesh.

Nina nuk eshte e vetmja qe detyrohet te beje nje zgjedhje te tille. Zhvleresimi i rubles ka shtyre shume ruse t`i ndryshojne planet e tyre te pushimeve. Ne muajin tetor, prenotimet prane operatoreve tane turistike kane pasur nje renie drastike me 50 deri ne 70%, rrefen perfaqesuesja e unionit ‘Russian Tour Operators’, Irina Tyurina.

Pastaj me kolapsin e rubles ne 15 dhjetor, ato shterruan krejtesisht. Udhetimet jashte kufijve konsiderohen nje luks, dhe jane te parat qe anashkalohen ne momentet e problemeve ekonomike, shton ajo.

2015-ta duket se per ruset, do te jete nje vit i veshtire. te ardhurat reale pritet te bien per te paren here qe kur Vladimir Putin ka ardhur ne pushtet. Njerezit po pergatiten per nje recesion te thelle me parashikimet e nje kontraktimi te ekonomise me te pakten 4%, ndersa inflacioni do te shkoje diku tek 12 apo dhe 15%.

Zymtesia ekonomike nuk do t`i ndaloje ruset te hapin shishet e shampanjes ne naten e nderrimit te viteve, thote BBC, por padyshim do te preke shporten e tyre te festes.

Top Channel