Korea e Veriut: Obama, një majmun xhungle

27/12/2014 00:00

Korea e Veriut e kritikoi ashpër presidentin amerikan Barack Obama për shfaqjen e komedisë polemizuese “Intervista”, një komplot imagjinar mbi vrasjen e liderit të saj, Kim Jong un.

Komisioni vendas i Mbrojtjes Kombëtare e akuzoi gjithashtu Amerikën se i bllokoi shtetit komunist përdorimin e internetit, ndërsa përdori një etiketim racist për shefin e Shtëpisë së Bardhë, të cilin e quajti edhe “i dalldisuri Obama”.

Por qeveria e Penianit shkoi edhe më tej kur e quajti Obamën “një majmun xhungle”. “Obama sa vjen e bëhet një person i padëshirueshëm me fjalimet dhe veprimet e tij, njësoj si një majmun në një pyll tropikal”, thuhet në një komunikatë të cituar nga BBC.

Filmi, i kthyer në “mollë sherri” mes dy vendeve, u shfaq në disa kinema amerikane e mund të gjendet edhe online. Por ndërsa qindra kinema të vogla janë shprehur të gatshme ta ofrojnë për publikun e tyre, ato më të mëdhatë kanë preferuar ta refuzojnë duke shmangur kështu polemikat.

Korea e Veriut e cilëson filmin si “keqinformues dhe reaksionar”, që lëndon dinjitetin e udhëheqësit suprem të saj dhe që nxit terrorizmin.

Top Channel