Kthehen në Shqipëri të plagosurit në aksident

27/12/2014 00:00

Pasditen e së shtunës të gjithë të plagosurit që ndodheshin në spitalin e Tivarit janë transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Mësohet se vetëm një nga të plagosurit, një grua nga Shkodra, është mbajtur në spitalin e Podgoricës për shkak të dëmtimeve serioze që ka marrë në aksidentin rrugor.

Transportimi i të plagosurve është bërë nga katër ambulanca të Shkodrës dhe Tiranës. Në ambulanca janë vendosur të dëmtuarit me fraktura, ndërsa pjesa tjetër që ka lëndime është transportuar me një autobus të shoqëruar me personel mjekësor dhe eskortë policie.

Top Channel