Shpërthen uji në aksin Korçë-Voskopojë

27/12/2014 00:00

Pasditen e së shtunës, rruga Korçë-Voskopojë u bllokua nga shpërthimi i ujit në një tubacion të ujësjellësit.

Shpërthimi ndodhi për shkak se disa persona kishin gërmuar në rrugë, mbase për të bërë ndonjë lidhje të paligjshme në rrjet, por presioni shumë i madh i ujit bëri që “shatërvani” të bllokojë edhe lëvizjen e automjeteve në këtë aks rrugor.

Top Channel ka transmetuar filmime amatore që u sollën në redaksi nga një prej personave të bllokuar në rrugë për shkak të kësaj ngjarjeje.

Top Channel