Veliaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

27/12/2014 00:00

Në prag të festës së ndërrimit të viteve, ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj ka mbledhur bashkë në një drekë krerët e komuniteteve fetare në vend, për të theksuar edhe njëherë vlerën e bashkëjetesës fetare.

“Kjo është kartolina e vërtetë e Shqipërisë dhe më vjen mirë që në këtë fundvit e kemi atë në këtë tryezë të bashkuar, të kënaqur që kontribuam për më shumë bujari e solidaritet. Ngre një dolli për patriarkët e besimeve, që kanë kontribuar për një Shqipëri më të bashkuar, më bujare dhe më të begatë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se viti që po lëmë pas ka qenë i rëndësishëm për të gjitha komunitetet fetare, pasi secila prej tyre ka patur një event për të festuar.

Ardhja e Papa Françeskut, fillimi i ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë për komunitetin mysliman, ndërtimi i odeonit për bektashinjtë dhe ardhja e disa klerikëve të rëndësishëm ortodoksë në vend kanë shënuar data të rëndësishme për shqiptarët.

Top Channel