Vetëvrasja e debitorit, reagon Basha

28/12/2014 00:00

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të diel në burgun e Rrogozhinës, ku një 50-vjeçar i paraburgosur për shkak se ishte debitor për energjinë elektrike u vetëvar, ka reaguar në rrjetin social të Facebook edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Nuk mjaftojnë ngushëllimet për familjen e varfër nga Lushnja, që humbi të afërmin e saj për një debi të vogël që kishin për dritat. Kryefamiljari që i dha fund jetës në qeli, ka lënë një akuzë të gjallë e tronditëse, akuzë me të cilën duhet të merremi të gjithë si shoqëri. Përpara se të kryente aktin ekstrem, ai ka drejtuar gishtin drejt Edi Ramës dhe padrejtësisë që ai ka krijuar në vend, e që i mori atij jetën. Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojmë këtë tragjedi të luhet çdo ditë mes qytetarëve tanë. Do të ngrihemi e do ta ndalojmë me çdo mjet. Thirrja për të ndalur të keqen është më e fortë se kurrë”, deklaron Basha në publikimin e tij.

Top Channel