MPJ: Numri i shqiptarëve në traget mund të jetë më i lartë

28/12/2014 00:00

Ministria e Jashtme, me anë të një deklarate zyrtare, ka bërë të ditur se është e gatshme për të ndihmuar në operacionin 3-palësh të shpëtimit të pasagjerëve të “Norman Atlantic”.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme theksoi se në traget ndodhen 22 shtetas shqiptarë, por sipas saj, numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë si rezultat i mbajtjes së dyshtetësisë.

“Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato greke dhe italiane do japin ndihmën e tyre për pasagjerët”, lexohet në deklaratën e MPJ-së.

Ndërkohë, mediat greke kanë zbardhur emrat e shumicës së pasagjerëve që gjenden të bllokuar në anije, ku rezultojnë edhe emrat e 22 shtetasve shqiptarë:

1.    S. Aliko
2.    D. Aliko
3.    R.Aliko
4.    A. Beqiraj Aleksander
5.    Beqiraj Enkeleida
6.    Beqiraj Leonard
7.    Riza Çela
8.    H. Çuçi
9.    F.Çuçi
10.    H.Cupja
11.    G. Gega
12.    V. Kane
13.    B. Kaza
14.    S. Kolekaj
15.    R. Mane
16.    L. Ndreu
17.    X. Parangoni
18.    J. Çerama
19.    A. Skendaj
20.    A. Zhuri
21.    P. Zhuri
22.    K. Zhuri

Top Channel