Anija BUTRINTI në operacionin e shpëtimit

28/12/2014 00:00

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Komanda e Forcës Detare ka angazhuar menjëherë anijen BUTRINTI drejt zonës së operacionit të shpëtimit të pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, anija BUTRINTI është abngazhuar në evakuimin e pasagjerëve dhe në shuarjen e zjarrit.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Jeronim Bazo, po ndjekin hap pas hapi operacionin e shpëtimit.

“Ministria njofton se zonja Kodheli ka komunikuar me homologen italiane, ministren Roberta Pinotti, lidhur me operacionin dhe kontributin e dy vendeve në këtë operacion. Ndërsa shefi i shtabit gjeneral-major Jeronim Bazo ka pasur komunikime të vazhdueshme me homologun e tij Grek”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Top Channel