MM: Konfirmohet viktima e parë

28/12/2014 00:00

Me anë të një deklarate në orët e pasdites Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar një viktimë nga pasagjerët e tragetit “Norman Atlantik”, por nuk është bërë i ditur identiteti dhe shtetësia e tij.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona në operacionin që po zhvillohet për shpëtimin e pasagjerëve.

“Janë marrë masat për dhënien e ndihmës së shpejtë. Situata është e vështirë për shkak të kushteve jo të favorshme të motit. Në operacion janë përfshirë anije greke dhe italiane. Ndërkohë që anija jonë mori pjesë në fikjen e zjarrit dhe në shpëtimin e pasagjerëve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Top Channel