Kryeministria: Forcat detare dhe ajrore shqiptare në gatishmëri maksimale

28/12/2014 00:00

Mbi 300 persona gjenden ende në bordin e anijes “Norman Atlantic”, ndërsa deri tani janë shpëtuar rreth 146 pasagjerë, ka bërë të ditur Kryeministria gjatë pasdites.

Në deklaratën e nisur nga Kryeministria bëhet e ditur se kushtet ekstremisht të vështira e kanë bërë të pamundur tërheqjen e anijes me rimorkiator, ndërsa thuhet se forcat detare dhe ajrore shqiptare janë në gatishmëri maksimale.

“Anija luftarake “Butrinti” ndodhet nga mëngjesi pranë anijes në avari dhe ekuipazhi shqiptar është pjesë aktive e operacionit të shpëtimit. Anijet luftarake “Iliria” dhe “Lisus” janë në gatishmëri në portin e Durrësit dhe mund të bëhen pjesë e operacionit në çdo moment që do ta kërkojë flota detare italiane, që po koordinon operacionin”, thuhet në deklaratë.

Top Channel