Trageti i përfshirë nga flakët, Rama bisedon me Samaras dhe Renzi-n

28/12/2014 00:00

Menjëherë pas marrjes së informacionit lidhur me ngjarjen në tragetin “Norman Atlantik”  mësohet se Kryeministri Edi Rama ka kontaktuar me Kryeministrin grek Samaras dhe atë italian Renzi, me të cilët kanë koordinuar vazhdimin e operacionit për shpëtimin e pasagjerëve.

Nga ana tjetër ministri Tahiri ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij italian Alfano, ndersa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka komunikuar me homologen italiane, Roberta Pinotti për të koordinuara bashkërisht operacionin e shpëtimit.

Ndërsa shefi i shtabit gjeneralmajor, Jeronim Bazo ka pasur komunikime të vazhdueshme me homologun e tij grek.

Gjithashtu mësohet se Ministria e Transportit ka vënë në gatishmëri kapitaneritë e porteve detare të Vlorës dhe Durrësit, me të gjitha kapacitetet e tyre për të orientuar dhe lehtësuar sa më shumë ankorimin e tragetit. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë vënë në gatishmëri të plotë spitali i Durrësit, urgjenca e Tiranës dhe spitali i Traumës në Tiranë.

Top Channel