Emergjenca në Portin e Durrësit

28/12/2014 00:00

Në gatishmëri ishte edhe Porti i Durrësit në rast të një ankorimi të mundshëm të tragetit “Norman Atlantik”.

Të gjitha autoritetet civile, portuale, por edhe policore ishin të gatishmëri. Spitali i Durrësit gjithashtu mori të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë pasagjerëve me probleme shëndetësore. Në Spitalin e Durrësit është mbledhur edhe një shtab emergjence, i cili drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë.

Ilir Beqaj ka deklaruar se spitali i Durrësit dhe ai i Traumës në Tiranë janë në gatishmëri të plotë për të pritur udhëtarët në rast se kjo do të ndodhë. Ministri tha se spitali i Durrësit ka kapacitetet e duhura si në numër shtretërish, ashtu edhe në personel mjekësor për të përballuar çdo lloj fluksi.

Top Channel