Shembet me C4 kompleksi 7-katësh në Pogradec

28/12/2014 00:00

Inspektorati Ndërtimor shembi me shpërthim të telekomanduar në mesditën e së dielës një pallat 7 katësh në breg të liqenit të Pogradecit në komunën Hudënisht.

Forcat xheniere vendosen rreth 120 kg C4 në ndërtesën shumëkatëshe, por tentativa e parë dështoi pasi ndërtesa nuk u shemb plotësisht. Por pak çaste më vonë ajo u rrëzua. Objekti i shkatërruar 7-katësh i përkiste Ylli Alillarit dhe Hasan Zaçit që ishin pronarë të 70 apartamenteve.

Në operacion mori pjesë edhe kryeinspektorja e INUK, Dallëndyshe Bici, e cila ndoqi nga afër situatën dhe masat e marra paraprakisht.

Trafiku në rrugën nacionale Pogradec-Tiranë mbeti i bllokuar për me shume se 15 minuta. INUK prej disa ditësh po vijon prishjet e objekteve përgjatë liqenit në zonën e Hudënishtit. Projekti për rehabilitimin e vijës liqenore prek 21 objekte, disa prej të cilave do të shemben me lëndë eksploziv.

Top Channel